Erikseni – pranë derës së hyrjes së “Santiago Bernabeut”

Gazeta spanjolle “AS” shkruan se futbollisti i Totenhemit, Kristian Eriksen, sezonin e ardhshëm do të luajë me Realin e Madridit.

Megjithëse pjesa më e madhe e medias spanjolle merret me transferimin e Eden Azarit nga Çelsi te Reali, klubi “mbretëror” arriti që të sigurojë një ekstra përforcim tjetër për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës së mësipërme, Reali ka arrritur marrëveshje verbale me Totenhhemin për blerjen e njërit prej lojtarëve të mirë të klubit londinez.

“AS” shkruan se për shumën përfundimtare të blerjes së Eriksenit akoma nuk dihet asgjë me saktësi, por se ajo nuk do të jetëmë e ulet sesa 100 milionë euro që, sipas gazetës, duket e pranueshme për të dy klubet. Gazeta shton se kontrata e Eriksenit do të jetë gjashtëvjeçare.

Totenhemi, në fakt, ka qenë i detyruar që ta shesë Eriksenin, sepse kontrata e tij skadon verën e ardhshme, ndërkohë që ai vetë ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Sfidanti.al