Një njeri që ka qenë në 4 finale të Ligës së Kampionëve, dhe që ka dalë 13 herë kampion, padyshim që mund ta japë një vlerësim kompetent. i tillë është edhe gjykimi i Sër Aleks Fergusonit, tashmë 76-vjeçar dhe i larguar përfundimisht nga stoli i trajningut. Skocezi u intervistua nga televizioni amerikan, ESPN, dhe bëri një parashikim të guximshëm se dominimi spanjoll në Champions do të përfundojë.
“Futbolli ecën me cikle, – tha Sër Aleksi, – në vitet 70-të ishin Ajaksi dhe Bajerni, në vitet 80-të Liverpuli, në vitet 90-të Milani, ndërsa Anglia pati një periudhë të artë me tre skuadra gjashtë vjet më parë. Mançester Junajtid pati 3 finale në 4 vjet”. “Sot, dominimi është nga Spanja, por nuk duhet të ketë panik, – vazhdoi veterani, – shqetësim nuk janë vetëm klubet angleze, por edhe Bajerni, italianët apo francezët. Pse nuk po e fitojnë ata Championsin?”.
“Kjo gjë do të ndryshojë, madje duhet të ndryshojë, – tha Fergi, – Ronaldo do të vjetërohet, Mesi do të vjetërohet. A munden ata që t’i zëvendësojnë këta lojtarë?”.
Sfidanti.al