Barcelona arriiti ta barazoi rezultatin në 1-1, mbas një gabimi foshnjarak të mbrojtjes së Celsit, në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Champions-it në “Stemford Brixh”, kështu që në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou” ndodhet në një pozitë më të favorizuar. Deri tani, ekipi katalonjas ndeshjet e para, jashtë, në fazën-nokaut i ka mbyllur 13 herë me rezultatin 1-1 dhe, më pas, 11 herë ka arritur të kaloi në fazën e mëtejshme në fushën e vet. Janë vetëm Juventusi dhe CSKA e Moskës që kanë arritur të bëjnë “heroizëm” në ndeshjet e kthimit. Rusët, më 1993, e befasuan Barçën, duke fituar 3-2 në “Kamp Nou”, ndërsa Juventusi fitoi 2-1 po në këtë stadiuim.
Sa i përket vetë ndeshjes Celsi-Barcelona që u luajt në “Stemford Brixh”, mesfushori kroat i Barçës, Ivan Rakitiç, tha se ai ishte habitur nga formacioni i ekipit londinez. “Ne dominuam pothuajse gjatë të gjithë ndeshjes. Ata gjuajtën vetëm tri herë në drejtim të portës sonë, dy herë goditën shtyllat dhe një herë shënuan. Ata ishin vendosur larg, mbrapa, dhe duket se prisnin ndonjë gabim tonin. Neve na u duk sikur po luanim hendboll. Ai ishte një formacion 10:0. Neve na duhej që të mundoheshim shumë që të krijonim ndonjë shans. Në ndeshjen e kthimit, ata me siguri që do ta ndryshojnë taktikën”, vuri në Rakitiçi.
Sfidanti.al