Bajerni i Mynihut e mundi thellë 5-0 Beshiktashin në ndeshjen e parë të Champions-it, ndërkohë që trajneri Jup Hajnkes la në stolin e rezervave dy yjet kryesorë të ekipit, Arien Roben dhe Frank Riberi. Mbas ndeshjes, Robeni e shprehu hapur pakënaqësinë, por vuri në dukje se nuk ka ndërmend të flase, pasi me siguri do ta thërriste në zyrën e tij shef i madh i klubit.
“Nëse unë do ta them hapur atë që mendoj, mua me siguri që, menjëherë, do të më thërras në zyrën e tij z.Rumenige”, vuri në dukje Robeti që, në fakt, hyri në lojë në min. e 43-të, pasi u dëmtua Hames Rodrigezi. “Unë jam trajneri dhe jam unë ai që vendos se çfarë është e drejtë. Vendimin tim duhet ta respektojnë të gjithë futbollistët”, tha ai.
Sfidanti.al