Lajmi që bën bujë : Reali në prag të përforcimit të dhjetëvjeçarit

Media spanjolle bën të ditur se Reali i Madridit do të marrë gjatë vetës së ardhshme përforcimin e tij më të madh gjatë afro 10 viteve të fundit, madje, se marrëveshja përkatëse është arritur tanimë. Javën e kaluar, Totenehmi refuzoi ofertën prej 200 milionë eurosh që përmbante edhe bonuse prej 25 milionë eurosh direkt për Hari Keinin, por Reali ra dakord që të paguajë, menjëherë, 180 milionë, kurse për bonuset u ra dakord që ato të jenë të lidhur me golat dhe pjesëmarrjen në ndeshje. Sipas medias, Totenhemi e ka pranuar këtë ofertë dhe, tani, pritet vetëm vendimi i Keinit.

Po ashtu, bëhet e ditur se ky futbollist anglez do të marrë të njëjtën pagesë sa Kristiano Ronaldo, ndërkohë që, tani, duket se Garet Bejli me siguri që do të largohet nga Reali.

Sfidanti.al