Ronaldo, Nejmar dhe Mbape udhëheqin ekipin më të mirë në Champions

Mbas përfundimit të ndeshjeve të raundit të 6-të, përfundoi edhe faza e grupeve të Lidhjes së Kampioneve (LK) dhe, tanimë, njihen të gjithë të 16 ekipet që do të marrin pjesë në fazën tjetër, 1/8 e finaleve. PSZH-ja ishte e paprekshme midis klubeve të mëdhenj evropianë, por këtë përshtypje e prishi humbja 3-1 nga Bajerni i Mynihut në raundin e fundit. Sidoqoftë, ky ekip francez kontribuoi me katër lojtarë në formacionin ideal të fazës së grupeve që përbën një rekord më vete për këtë ekip. Totenhemi dhe Mançester Siti kanë nga dy përfaqësues, ndërsa nga një kanë Reali i Madridit, Selltiku dhe Liverpuli:

Portier: Areola

Mbrojtës: Kurzava, Stouns, Sançez, Tierni

Mesfushë: De Bryjn, Kutinjo

Sulmues: Nejmar, Ronaldo, Mbape, Kein