Tifozëve nuk u pëlqeu Derbi i Italisë, vërshojnë batutat sociale

Nuk ishte derbi më i bukur i Italisë, e jo më i botës, ai mes Juventusit dhe Interit. Kritikat ishin të mëdha sidomos për milanezët që hoqën dorë nga loja e bukur që po zhvillonin me Spaletin në këmbim të sigurisë së marrjes së një pike. “I thoni Kandrevës se ndeshja ka nisur”, ishte një koment. “Brozoviç, çfarë mendon se duhet të bësh me topin”, shkruante një tjetër. “Interi duhet të zgjohet menjëherë, me shkelma në prapanicë”, shigjetonte një tifoz, ndërsa kritika kishte për ndershmërinë e lojës së Kuadrados së Juves (fitoi garën e hedhjeve). Sidoqoftë, ndeshja u përmblodh në pak fjalë dhe një foto e një çifti të moshuarish , me përshkrimin: “Ndeshja, divani, dikush përgjumet, Juve-Inter, ndeshja e zakonshme e bukur”!

Sfidanti.al