Xhejmi Karager i prerë: Kutinjo nuk do të shkojë asgjëkund!

Liverpuli, sikurse dihet, ndeshjen e fundit të grupit të Lidhjes së Kampioneve (LK) kundër Spartakut të Moskës e fitoi me rezultatin e thellë 7-0, ndërkohë që ylli kryesor i tij, Filipe Kutinjo, shënoi një tregolësh. Mbas ndeshjes, Kutinjo i dha intervistë medias angleze në shoqërinë e legjendës së “të kuqve”, Xhejmi Karager. Në një moment, Karagerit i ra telefoni dhe gazetari që po e intervistonte futbollistin brazilian (Kutinjon), i tha atij, duke bërë shaka: “Mos po të marrin gjë nga Bacelona?”, duke aluduar për spekulimet e se klubi katalonjas vazhdon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Kutinjos. Kësaj pyetjeje, Karageri iu përgjjigj pa asnjë mëdyshje: “Jo, ai nuk do të shkojë asgjëkund, do të qëndrojë këtu”.

Sfidanti.al