Mikael Pazdan është 29 vjeç, pa flokë dhe po të pyesësh Kristiano Ronaldon, me siguri do të thotë se nuk e mban mend. Do t’i kujtohet kur ta shoh nga afer, kur të zbresë në fushë kundër Legias së Varshavës. Ajo fytyrë s’ka shans të jetë harruar. Në Europian, ishte pikërisht Portugalia e Kristianos që ndërpreu ëndërrën e Polonisë në një turne ku polakët merituan shumë komplimente. Atë ditë, Ronaldo ka vuajtur një nga markimet më spartane në karrierën e tij dhe ai ka shumë arsye që të bezdiset kur ta shoh përësëri përballë…Pazdan.
Është e vërtetë që Ronaldo ishte i pari në listën e atyre që shënuan në breshërinë e 11m ndaj polakëve, në anën tjetër, mbrojtësi Pazdan nuk mori as edhe një karton të verdhë gjatë 120 minutave. Dhe kjo nuk është diçka që ndodh shpesh kur luan kundër një sulmuesi atomik si ai. Për të vazhduar udhëtimin e tij special të golit në Champions, këtë mbrëmje, jeta nuk do të jetë aq e bukur per Ronaldon, po të kujtosh Europianin e fundit.