Ronaldo i bindur: Kam parandjenjë se ne do ta fitojmë Ligën e Kampioneve

Këtë të shtunë, ne do të mësojmë se cili ekip do ta fitojë Ligën e sivjetme të Kampioneve të Evropës dhe, nëse Reali i Madridit do të jetë ekipi i parë që do të mbrojë titullin, në këtë format, apo Juventusi, mbas më shumë se dy dekadash, do të hipë përsëri në majën e futbollit evropian. Të dy ekipet, në fakt, kanë shanse, pak a shumë, të barabartë, por, Kristiano Ronaldo konsideron se, në fund, do të jenë “mbretërorët” ata që do ta ngrejnë kupën aq të dëshiruar në Kardif, më 3 qershor.

“Ditën e ndeshjes, kam bindjen se do të ketë shumë nervozizëm, kështu që, tani, unë preferoj që të mos ta kem mendjen te finalja e madhe. Nuk është mirë që ta teprojmë me modestinë, sepse ne duhet të tregojmë karakterin tonë dhe se kush është më i miri. Ata kanë një ekip të shkëlqyer, ashtu si edhe ne, megjithatë, unë kam parandjenjën se ne do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë dhe, në fund, do të jemi ne që do të trimfojmë”, i tha Ronaldo televizionit zyrtar të Realit.

Sfidanti.al