Bajerni i Mynihut pati një uverturë pozitive në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions-it me Realin e Madridt, duke qenë se, fitoi 3-0 me plot meritë ndaj Hanoverit në fushën e këtij të fundit. Ekipi i Jup Hajnkesit demonstroi edhe një herë tjetër një stabilitet fashinant në çdo segment të lojës, ndërkohë që trajneri gjerman veteran me mjaft përvojë kishte vendosur që të linte pushim shumicën e yjeve të ekipit të vet, midis tyre edhe sulmuesin veteran, Arjen Roben, që, sidoqoftë luajti 45 minuta, kur doli jashtë, mbas mbarimit të pjesë së parë, për t’u zëvendësuar nga sulmuesi Tomas Myler. Duke qenë se Robeni ka ardhur te Bajerni, pikërisht, nga Reali i Madridit, në fund të ndeshjes, ai u bë objekt pyetjesh nga ana e gazetarëve lidhur me ndeshjen e ardhshme mes Bajernit dhe Realit.
“Ne kemi kujtime të përziera nga ‘Bernabeu’. Më 2012, ne u kualifikuam për në finale, ndërkohë që edhe vitin e kaluar mes nesh u zhvillua një ndeshje me plot emocione me disa vendime gjyqësore që nuk ishin në favorin tonë. Sidoqoftë, edhe kur bëhet fjalë për ndeshje të tilla të barabartësh, Reali, në këtë rast, është favorit, por kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Që të kualifikohemi në finale, ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja në fushën tonë. ‘Alianc Arena’ do të jetë vendimtare. Të gjithë e dinë se arma kryesore e Realit është sulmi, por ne do të dijmë sesi të mbrohemi”, vuri në dukje sulmuesi veteran holandez.
Sfidanti.a