Lionel Mesi vazhdon që të thyejë rekorde me bluzën e Barcelonës. Në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit, në Madrid, kundër Seviljes, Mesi shënoi golin e dytë në min. e 30-të, duke barazuar kështu një rekord të vjetër 68 vjeçar.
Ky futbollist argjentinas ka shënuar gola në pesë finale të Kupës së Mbretit të Spanjës, duke barazuar kështu rekordin e futbollistit legjendar Telmo Zara që, duke mbajtur veshur bluzën e Atletikos së Bilbaos, ka shënuar në pesë finale të kësaj Kupe: 1942, 1943, 1944, 1945 dhe 1950.
Mesi ka shënuar në të tria finalet kundër Atletikos së Bilbaos, 2009, 2012, 2015, në finalen e vjetshme ndaj Alaveshit dhe në goleadën e mbrëmshme kundër Seviljes. Nga ana tjetër, duket se Sevilja është një nga “viktimat” e dashura të Mesit që ka shënuar kundër këtij klubi nga Andaluzia plot 31 gola!
Sfidanti.al