Real Madrid lehtesohet; UEFA nuk do ta denoje Serhio Ramos

Reali i Madridit merr fryme lirisht. UEFA nuk do te hape procedure disiplinore ndaj Serhio Ramos i cili edhe pse i skualifikuar, ne fundin e ndeshjes shkoi ne stolin e skuadres se tij. Sipas asaj qe publikohet te e perditshmja spanjolle ‘Marca’, tashme Reali i Madridit eshte njoftuar ne lidhje me kete çeshtje.

Mesohet se UEFA e ka pranuar mbrojtjen qe Reali i Madridit i beri Serhio Ramos duke thene se mbrojtesi nuk do te shkonte ne fushen e lojes. Kjo do te thote se Serhio Ramos do te luaje rregullisht ne 2 ndeshjet gjysmefinale te Liges se Kampioneve ku perballe Realit do te jete Bajerni i Mynihut.

Sfidanti.al