Real Madrid e Cristiano Ronaldo kampionët e rrjeteve sociale; sa diferenca me Juventusin

Reali i Madridit ka fituar Champions Leaguen e rrjeteve sociale. Klubi spanjoll është dominues ndaj atij italian në këtë aspekt dhe sipas një sondazhi të kryer nga ‘Cuponation’ për këtë fitore të vecantë Realit i mjafton vetëm Cristiano Ronaldo. Reali i Madridit në total ka 743.4 milionë ndjekës në Facebook, Twitter e Instagram dhe vetëm Ronaldo ka 272 milionë ndjekës. Hendeku në këtë pikë me Juventusin është shumë i thellë pasi bardhezinjtë në total kanë 117.8 milionë ndjekës. Kjo përballje e rrjeteve sociale nuk ka histori as përsa i përket pankinave. Zinedine Zidane ka 11.8 milionë ndjekës, kurse Allegri është vetëm në kuotën e 866 mijë ndjekësve. Për më tepër fotot e postuara nga Ronaldo e kalojnë gjithnjë kuotën e 1 mln ‘Like’. Por Reali i Madridit nuk është vetëm Cristiano Ronaldo. Po të shohim futbollistët më popullorë,  ‘Los Blancos’ janë shumë më herë superiorë se Zonja e Vjetër. Kështu Ronaldo, James Rodriguez, Gareth Bale, Sergio Ramos e Karim Benzema së bashku kanë 513.7 milionë ndjekës, ndërsa te Juventus, Dani Alves, Juan Cuadrado, Sami Khedira, Buffon e Paulo Dybala arrijnë në 72 milionë ndjekës.

sfidanti.al