Liverpuli është pengesa e fundit në rrugën e Realit të Madridit drejt titullit të tretë radhazi në Champions, ndërkohë që të gjithë po presin me një padurim të madh finalen e madhe në Kiev. Mohamed Salah ndodhet në formën më të mirë të jetës së tij me bluzën e Liverpulit, por kapiteni i Realit, Serhio Ramos, thotë se ai nuk ka frikë nga futbollisti egjiptian, se ky i fundit është vetëm një nga 11 lojtarët e Liverpulit ë do ta dalin në fushë dhe asgje më tepër.
“E kam parë se çfarë ka bërë Salahu gjatë këtij sezoni, por ai është vetëm një nga 11 lojtarët e Liverpulit dhe asgjë më tepër. Në karrierën time, unë kam luajtur kundër sulmuesve më të mirë të botës, disa nga të cilat kanë qenë midis më të mirëve të të gjitha kohërave. Për mua, nuk ekziston frika, respekti – po, asgjë më shumë”, vuri në dukje kapiteni i Realit.
Sfidanti.al