Paralajmërim i Totit: Barcelonës do t’i duhet të derdhë shumë djersë

Barcelona, në letër, është favorite e madhe në duelin çerekfinal me Romën në Champions, por që kjo përballje nuk do të jetë aspak e lehtë, këtë e vuri në dukje drejtori i “ujkonjës”, Françesko Toti, që e paralajmëroi klubin katalonjas se klubi roman është gati që të japë gjithçka nga vetja në konfrontimin e ardhshëm.

“Jam shumë i gëzuar se ekipi ynë ka dalë midis tetë më të mirëve të Evropës. Çdo ekip është i fortë në këtë fazë dhe ne presim me gjakftohtësi e qetësi përballjen e ardhshme. Ne e dimë se Barcelona është një nga ekipet më të mirë në Evropë, por ne dimë se mund të luajmë mirë ndaj saj. Të jeni të sigurtë se ata duhet të preokupohen se do të kenë përballë Romën. Të gjithë presin që më tej të avancojë Barcelona, por ne do të luajmë deri në fund. Përballja me lojtarë të tillë të mëdhenj, si Mesi dhe Suarezi, na jep neve më shumë motivim. Barcelonës do t’i duhet që të derdhë shumë djersë në ndeshjen me neve”, deklaroi Toti.

Sfidanti.al