Orakulli Dino Xof paralajmeron: Juventusi do ta eliminojë Totenhemin

Legjenda e futbollit italian dhe Juventusit, Dino Xof, beson se “biankonerët” janë në gjendje që ta kapërcejnë Totenhemin në 1/8-tën e finaleve të Champions-it. Klubi torinez nuk arriti që ta shfrytëzoi faktin që luajti në fushën e vet, duke barazuar 2-2 me ekipin e lartpërmenndur të Premier Ligës angleze, kështu që, tani, i duhet që patjetër të fitojë në “Uembli” që të kalojë në çerekfinale.

“Juvja, gjatë javëve të fundit, ka arritur rezultate të mira, pavarësisht se është munduar. E pashë ndeshjen me Totenhemin. Kualifikimi në çerekfinale është i mundur, pasi Juventusi ka kapacitet që të fitojë në Londër”, vuri në dukje Xofi.

Sfidanti.al