Alegri ka bërë të ditur se Juve do ta sulmojë Barcelonën dhe nuk do te parkojë autobuzin siç thuhet.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se “Zonja e Vjetër” do të sulmojë në “Camp Nou” dhe se pjesa e parë do të jetë shumë vendimtare.
“Barcelona? Gjysma e parë e ndeshjes ndaj tyre do të jetë shumë e rëndësishme. Duhet të luajmë për të shënuar, ashtu siç ndodhi dhe ndaj Napolit”. tha fillimsiht ai.
“Duhet të luajmë me kurajo dhe besim, pasi për të arritur në gjysmëfinale nuk do të jetë aspak e thjeshtë”, shtoi Allegri.