Norvegjezët kundër UEFA-s: Respekt për të gjithë, jo vetëm për “të preferuarit”

Tifozët e ekipit norvegjez, FK Kopenhagen, në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampioneve me Porton, ngritën një parrullë të madhe në tribunë, duke u shprehur në mbrojtje të klubeve që, konvencionalisht, konsiderohen klube të vegjël në Evropë dhe që nuk janë në sferën e influencës së UEFA-s.

“Fair-Play dhe respekt për të gjithë klubet e Evropës dhe jo vetëm për disa të zgjedhur të UEFA-s”, ishte mesazhi kundër formatit të ri të “Shtëpisë evropiane” të futbollit, në të cilën klubet e “vegjël” nuk kanë shumë shanse që të konkurrojnë në Ligën e Kampioneve. Në parrullën e madhe, prezantoheshin vetëm klubet më të fuqishëm nga ana financiare në Evropë, Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Barcelona, Juventusi, Çelsi dhe PSG, si një lloj simbolike se këta klube e menaxhojnë futbollin dhe janë beniaminë të UEFA-s.