Mesi 100 gola për Barcelonën në kupat ndërkombëtare

Wshtë rikthyer “kanibali i golave”. Lionel Mesi gjithmonë u jep përgjigje kritikave, ndërsa gara me Kristiano Ronaldon vazhdon e fortë në kompeticionet kontinentale dhe botërore. Argjentinasi arriti në kuotën 100 gola në Champions, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet për ngjyrat e Barcelonës. Me dy rrjetat ndaj Sëlltikut, ai tani rrezikon rekordin e Ronaldos me 11 gola në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Deri tani argjentinasi ka arritur në kuotën 9. Gjithsej, në Ligën e Kampionëve, Leo ka 92 gola, vetëm 3 më pak sesa Kristiano. Ai është shpallur 5 herë shënuesi më i mirë i Championsit, po aq sa Ronaldo, dhe po shkon drejt Këpucës së Artë të gjashtë.