Cerekfinalja e Ligës së kampioneve mes Mancester Junajtid dhe Barcelonës ka nisur 3 javë më herët dhe shkaku janë biletat. Barcelona ka vendosur që cmimi i biletave për tifozët e Djajve të Kuq që do të ndjekin ndeshjen në Camp Nou të jetë 117 Euro, dicka që nuk është pëlqyer aspak nga Mancester Junajtid. Sipas tabloidit Daily Mail, skuadra angleze ka vendosur që të hidhet në kundërsulm duke ndërmarrë të njëjtin veprim dhe të vendosë cmimin prej 117 Eurosh për biletat e rezervuara për tifozët e Barcelonës që do të udhëtojnë drejt Old Traffordit.
Mancester Junajtid ka në dispozicion 4610 bileta për tifozët e saj për ndeshjen në Camp Nou që do të luhet në 16 prill, ndërkohë që sfida e Old Traffordit do të luhet në 10 prill. Por jo vetëm kaq, Manccester Junajtid ka vendosur që të bëjë në një farë mënyre rolin e Robin Hudit duke rimborsuar një pjesë të cmimit të biletës për tifozët e saj. Kështu nga 117 Euro, 31 Euro të cmimit të biletës për tifozër do të mbulohen nga klubi anglez që do të thotë se tifozët e Mancester Junajtid do të paguajnë nga xhepi i tyre 86 Euro për të ndjekur ndeshjen në Camp Nou.
Nuk është hera e parë që Mancester Junajtid ndërmerr një nismë të tillë. Klubi anglez e bëri këtë edhe gjatë fazës së grupeve në ndeshjen me Valencian dhe në playoffin me Sevijën.
sfidanti.al