Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, nuk gjen dot fjalët që të lavdërojë lojën e futbollistit të tij më të mirë, Lionel Mesi, që, sikurse dihet, shënoi një tregolësh në ndeshjen e fundit (4-0) të Ligës së Kampioneve ndaj Mançester Sitit, duke deklaruar se ai (Mesi) e konfirmoi, edhe një herë tjetër, se është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa, në ndeshjen e fundit ngaj ManSitit, ai luajti sikur të luante në ndonjë oborr shkolle, pra kaq gjakftohtë dhe i sigurt luante. “Mesi dallonte nga të gjithë lojtarët e tjerë në fushë, ai u përfshi në të gjithë momentet kyç të ndeshjes. Pavarësisht sesa kohë ka qëndruar jashtë fushës dhe se në sa ndeshje nuk ka luajtur, ai e tregoi edhe një herë tjetër sesa bukur e mirë e luan dhe e kupton futbollin. Ata që kanë ndonjë dyshim te Mesi, duket qartë se nuk e njohin mirë futbollin”, vuri në dukje Enrike pas ndeshjes.