Kristiano Ronaldo do të jetë në sfidat kundër Ajaksit në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. UEFA vendosi që t’i japë sulmuesit të Juventusit vetëm një dënim financiar për gjestin e tij në ndeshjen me Atletiko Madrid që Zonja e Vjetër e fitoi 3-0 me pikërisht me golat e portugezit. Ronaldo në atë ndeshje festoi duke bërë një gjest të ngjashëm me atë të Simeones; ‘los huevos’ dhe ashtu sikurse trajneri i Atletiko Madrid u gjobit me 20 mijë Euro.b dhe d
Hetimi për Ronaldon u bë në bazë të nenit 11 pikat b dhe d; e para ka të bëjë me thyerjen e rregullave bazë të sjelljes, e dyta, me diskreditimin që i solli futbollit dhe UEFA.
Ja komunikata e UEFA
‘Komisioni i Disiplinës së UEFA sot mori këtë vendim:
Ndeshja; 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve mes Juventus FC dhe Atletiko Madrid e luajtur në 12 mars në Itali.
Hetim mbi klubin e Juventusin:
-sjellje jo e përshtatshme e futbollistit Kristiano Ronaldo-Neni 11(2) (b) dhe Artikulli 11 (2) (d) të Kodit të Disiplinës së UEFA
Vendimi. Komisioni i Disiplinës vendosi të ndëshkojë futbollistin e Juventusit Kristiano Ronaldo me një gjobë 20 mijë Euro për sjellje jo të përshtatshme’.
sfidanti.al