Levandovski: Bajerni të shpenzojë me shumë, nëse do Championsin

Ylli polak i Bajernit të Mynihut, Robert Levadovski, golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjatë sezonit të kaluar, deklaroi se klubi bavarez duhet të prishë shumë më tepër para, nëse do që ta fitojë Ligën e ardhshme të Kampioneve. Ai e bëri këtë deklaratë, ndërkohë që shumë klube të mëdhenj evropianë po shpenzojnë shuma të mëdha për blerjen e përofrcimeve cilësore të reja, në dallim nga Bajerni që deri tani ka blerë vetëm dy mbrojtës – Benzhamin Pavar dhe Lukas Ernandez, të dy pjesëtarë të përfaqësueses franceze.

“Që ne të bëjmë një ekip të fortë, klubi duhet të sjellë përforcime të reja cilësore, sepse vështirë se ne do të mund të pretendojmë të fitojmë Ligën e Kampioneve pa blerë edhe disa futbollistë të tjerë mjaft të mirë. Pavari dhe Ernandezi janë lojtarë fantastikë, kampionë, por sidoqoftë duhen edhe disa lojtarë të tjerë si këta të dy”, deklaroi Levandovski që ka vendosur të vazhdojë të qëndrojë në klubin bavarez.

Sfidanti.al