Edhe pse nuk ia ka ndjerë mungesën sërish Reali nuk dëshiron të mbetet pa lojtarët më të mirë. Trajneri Zinedin Zidan ka marrë lajme të mira nga infermieria në prag të ndeshjes së nesërme në Lisbonë për Ligën e Kampionëve. Ndaj Sportingut, të grumbulluar janë edhe kapiteni Sergio Ramos dhe sulmuesi kryesor, Karim Benzema. Të dy lojtarët nuk mundën të luanin në derbin e Madridit në fushën e Atletikos, që u fitua nga Ronaldo, Isko, Bejl apo Modriç.
Zidanit ende i mungojnë në apel futbollistë shumë të rëndësishëm si Pepe, Kasemiro, Toni Kros apo Alvaro Morata, ndonëse francezi nuk ka përse mërzitet shumë. Reali ka vendin e parë në kampionat dhe ka nevojë vetëm për një pikë për t’u kualifikuar për në turin e dytë në Champions.