Ajaksi udhëtoi drejt Torinos për ndeshjen e kthimit të fazës cerekfinale të Ligës së Kampioneve me Juventusin dhe të grumbulluar janë 22 futbollistë. Mes tyre figuron edhe emri i Frenki De Jong që në ndeshjen e fundjavës me Ekselsior la fushën e lojës në minutën e 28 për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë duke ndezur sinjalet e alarmit te ‘Harkëtarët’.
Trajneri Ten Hag duke parë problemet e shfaqura vendosi të mos rrezikojë me De Jong për të evituar një dëmtim më të rëndë se mesfushori i talentuar. Sigurisht De Jong është në dyshim për ndeshjen e Allianz Stadium, ai është grumbulluar me skuadrën për sfidën me Zonjën e Vjetër, por për agjentin e tij, De Jong ka shanse që të aktivizohet në këtë përballje me kampionët e Italisë.
sfidanti.al