Roma beri mrekulline kete te te marte teksa mposhti Barcelonen 3-0 duke anuluar fitoren 4-1 te katalanasve ne Camp Nou per t’u kualifikuar per ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve. Surpriza ishte kaq e madhe sa trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop deklaroi se e mendoi si nje shaka.
‘Po ngjisja shkallet kur dikush me tha lajmin. Mendova se ishte nje shaka-tregon Klop-nuk eshte se nuk e respektoj Romen, eshte nje skuader fantastike. Thjesht nuk e prisja kete, por e dija qe ishte diçka e mundur’.
Liverpuli nga ana e tij eliminoi Mançester Sitin teksa e mundi me rezultatin e pergjithshem 5-1 dhe nje nga protagonistet e kesaj fitoreje ishte Mohamed Salah, i cili veren e kaluar u largua nga Roma. Tani ekziston mundesia qe Roma e Liverpuli te vihen perballe ne gjysmefinale.
‘Roma humbi Salah dhe eshte ne gjysmefinale-tha Klop-eshte diçka madheshtore’.
Sfidanti.al