Juventus ritakon Brych; gjermani do te arbitroje sfiden me Totenhemin

Juventus do te kete nje takim me kujtime te pakendshme ne ndeshjen e pare te 1/8 te finaleve te Liges se Kampioneve me Totenhemin. Ne Allianz Stadium ai qe do te vere drejtesine ne perballjen mes italianeve dhe anglezeve do te jete Felix Brych ai qe gjykoi edhe finalen e Kardifit qe Juventus e humbi 1-4 kundrejt Realit te Madridit.

Arbitri gjerman do te ndihmohet ne kete ndeshje nga bashkekombasit e tij Mark Borsh dhe Shtefan Lup ndersa arbitrat shtese jane Bastian Dankert dhe Marko Fritz. Arbitri i katert eshte Markus Haker.

Feliks Brych eshte ne te njejten kohe dhe abitri qe gjykoi sfiden mes Italise dhe Spanjes ne tetor te 2016. Arbitri gjerman ka gjykuar Juventusin edhe ne ndeshjen me Porton, nderkohe qe ka arbitruar edhe sfiden e Liges se Kampioneve mes Napolit dhe Mançester Sitit.

Sfidanti.al