“Bardhezinjtë”, pavarësisht nga humbja e papritur ndaj Jang Bojsave zviceranë, e mbyllën konkurrimin në grupin e tyre të Lidhjes së Kampioneve, duke zënë vendin e parë. Në këtë ndeshje, pjesëtari i përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës, Miralem Pjaniç, u zëvendësua në min. e 65-të, gjë që, siç duket, atij nuk i pëlqeu aspak. Kështu, duke dalë nga fusha, ai nuk iu afrua trajnerit të vet, Masimo Alegri, por iu drejtua direkt dhomës së zhveshjes.
Me këtë rast, duket sheshit nervozmi i Pjaniçit, ndërkohë që Alegri vetëkuptohet nuk e dha fare veten.
Sfidanti.al