“Nëse dëshiron të punosh në majat e profesionit, duhet të shkosh në Angli”. Kjo ishte këshilla miqësore që një trajner veteran si Arsen Venger, i dha kolegut të tij më të ri, Zinedin Zidan. Ky i fundit vazhdon pushimet që kur u largua nga Reali i Madridit, në maj, menjëherë pas fitores së Championsit të tretë radhazi, ndërsa është përfolur shumë si pasardhë si Zhoze Murinjos.
Zidan do të ishte një tjetër “qershi mbi tortë” për Premier Ligën, pasi aty punojnë disa nga trajnerët më të mirë të botës. Pep Guardiola është tek Siti, Jurgen Klopi është tek Liverpuli, Zhoze Murinjo me Mançester Junajtidin, Maurisio Poçetino i Totenhemit, Mauricio Sarri me Çelsin dhe Unai Emeri në stolin e Arsenalit.
Përveç tyre, ka edhe shumë emra të tjerë të njohur si Roi Hoxhson, Klaudio Ranieri, Rafael Benitez, Manuel Pelegrini apo Klod Pyel. Zidan, padyshim që do të ishte në shoqëri të shkëlqyer, ndërsa sfida do të ishte shumë më e fortë sesa në La Liga, ku vendoste gjithnjë “El Klasiko”, Real-Barcelona.
Sfidanti.al