Eleminimet e bujshme në Champions e kanë rritur interesimin për të ardhmen e Ligës së Europës. Gara e dytë e klubeve do të ketë në turin e dytë disa nga emrat e mëdhenj, që zakonisht jemi mësuar t’i shikojmë të konkurrojnë për “kupën me veshë”.
Çelsi dhe Arsenali, që të dy të Londrës, Interi, Napoli dhe Lacio të Italisë, Valencia e Sevilja të Spanjës (pa harruar Vijarrealin e Betisin), Shahtar Donjeck, Benfika, Sporting Lisbonë dhe Leverkusen. Emër i madh edhe Sëlltiku i Gllazgout, edhe pse “i rënë nga vakti”.
Nuk priten çifte të mëdhenj në shortin e së hënës, pasi vetëm të tillë si Lacio, Sportingu e Shahtari janë në krahun e vazos së dytë
Sfidanti.al