Dridhen Mancester Siti e PSG; rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga champions

Mosrespektimi i Fair Play Financiar mund t’i kushtojë shtrenjtë Mancester Sitit dhe Paris Sën Zhermenit. Kampionët e Anglisë dhe Francës rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampioneve sezonin e ardhshëm duke qenë se UEFA ka rihapur dosjet e tyre.

Gjithcka ndodhi pas publikimit nga ‘Der spiegel’ të disa dokumetave të zbuluara nga Football Leaks sipas së cilave të dy këto klube janë ndihmuar nga UEFA që të driblojnë rregullin e Fair Play financiar. vetë presidenti i qeverisë së futbollit evropian deklaroi në mbledhjen e Komitetit Ekzekutivv të zhvilluar ditët e fundit në Dublin, se ajo për Mancester Sitin është dicka konkrete dhe se shumë shpejt do të jepet një zgjidhje për këtë cështje.

Në vitin 2014 skuadra e Citizens u dënua me vetëm 20 milionë Euro gjobë dhe sipas dokumentave më të fundit ajo erdhi pas disa takimeve sekrete mes drejtuesve të UEFAs dhe atyre të klubit. Në dokumentat e zbuluara flitej edhe sesi UEFA e kishte lejuar Mancester Sitin të manovrojë duke anashkaluar Fair Play financiar me të ardhurat e tij prej 2.7 miliardë Eurosh.

Në fakt këtë linjë, UEFA e përdori edhe me paris Sën Zhermen, por ky i fundit ka llogari të tjera të hapura me këtë institucion sic është bilanci fals i sezonit 2016/17 i publikuar në 13 qershor. Vetë e përditshmja ‘L’Equipe’ në 14 nëntor publikoi artikullin ku flitej për mundësinë që paris Sën Zhermeni të përjashto0het nga Liga e Kampioneve.

Përjashtimi nga kompeticionet evropiane është dënimi më i rëndë me të cilën përballen Mancester Siti dhe Paris Sën Zhermeni, të cilët nuk përjashtohen që të sanksionohen edhe me reduktim të lojtarëve të federuar apo me heqje pikësh.

sfidanti.al