Drejt Inter-Barcelona, Godin: I njoh, Barcelona nuk do të vijë e relaksuar

Barcelona  e ka prerë tashmë biletën për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve madje si fituese e Grupit F dhe ndeshjen e fundit do ta luajë në San Siro ndaj Interit për të cilin kjo përballje është vërtet jetike. Trajneri Valverde vendosi që të bëjë rotacione dhe të lërë kapitenin Messi në Spanjë së bashku me Pike’ dhe të gjithë mund të mendojnë se Barcelona e së martës mund të jetë një skuadër më pak e frikshme. Por Diego Godin duket se nuk pajtohet me këtë ide dhe këtë ai e shpreh shumë qartë

‘Ne nuk e mendojmë këtë, Barcelona është një skuadër e fotë, ndër më të mirat në botë-tha Godin-nuk mendojmë se kush do të luajë e kush ji, presim Barcelonën më të mirë, që vjen këtu dhe bën ndeshjen e saj të zakonshme. Nuk pres që të kemi përballë një kundërshtar të relaksuar’.

Godin më pas foli për pritshmëritë e tij për Interin në rast kualifikimi në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve.

‘Jam në një linjë me trajnerin-vijoi Godin-objektivi ynë kryesor është ndeshja e së martës. Nuk mendojmë për asgjë tjetër, sepse kjo do të jetë sfida më e rëndësishme për një skuadër që po përmirësohet. Gjithcka është në dorën tonë, do të përballemi me një skuadër që fiton gjithcka që mund të fitojë. Por ne mendojmë të japim maksimumin përballë publikut tonë për t’ia dalë mbanë që të kualifikohemi në një grup që nuk ishte aspak I lehtë ku janë dy skuadra të mësuara që të luajnë në fazën finale si Barcelona dhe Borusia Dortmund’.

Sfidanti.al