Në Teheran shpërthejnë sërish protestat kundër qeverisë dhe këtë radhë motivet nuk janë vetëm politike. Ata që protestuan te selia e Ministrisë së Sporteve ishin qindra tifozë të Esteglal, skuadra kryesore iraniane që ishte edhe në vendin e parë në klasifikimin e kampionatit Iranian dhe shkak u bë zgjidhja e njëanshme e kontratës nga ana e trajnerit Stramacioni për një cështje të drejtë me ish teknikun e Interit që tashmë është kthyer në Itali
‘Nëse situata në aspektin ligjor do të sistemohej, do të isha I gatshëm të rikthehesha që të të nesërmen te Esteglali-tha Stramacioni-ishim të detyruar që rë mbyllnim kontratën sepse jemi profesionistë të një niveli të lartë dhe FIFA ka rregulla që klubi nuk ia doli t’I respektojë pavarësisht premtimeve të shumta. Më vjen keq që lë një skuadër që është në krye të renditjes, ishte një aventurë ndryshe në karrierën time dhe më vjen keq edhe për faktin se ky vendim pati pasoja që kanë pasur të bëjnë edhe me një zhvillim politik’.
Sfidanti.al