Dani Alves beson se Barcelona mund ta rikthej rezultatin në ndeshje e kthimit ndaj Paris Saint-Germain
Barcelona është afër eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Paris Saint-Germain, me rezultat 4:0, në ndeshjen e parë.
Por, mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves beson se ekipi nga Camp Nou mund ta rikthej rezultatin në ndeshje e kthimit ndaj Paris Saint-Germain.
“Është shumë e vështirë për ta rikthyer rezultatin, jo sepse Barca nuk mundet, por për shkak të cilësisë së kundërshtarëve të tyre”, ka thënë ish anëtari i Barcelonës.
“Por, në futboll, gjithçka mund të ndodhë. Nëse dikush mundë ta rikthej rezultatin atëherë kjo është makina e Barcelonës”, ka përfunduar braziliani. /Express/
Ndeshja e kthimit me Barcelonës dhe Paris Saint-Germain do të luhet me 8 mars. Barca duhet të fitoj 5:0 nëse dëshiron të kualifikohet tutje.