Për mbrojtësin Evra ka një arsye pse Juventus rrezikoi aq shumë me Lionin, sidomos në fund të ndeshjes: “ Kemi humbur personalitetin dhe besimin”. Nga mënyra si flet, kaq hapur, duket ndryshe nga francezët që kanë populluar sistematikisht radhët e Juves. “ Kur pëson një gol, ka gjithnjë një motiv për të qënë shumë agresiv. E keqja ishte se Lioni mund ta çonte edhe më keq situatën..”
Patrik Evra, si zakonisht, nuk ka doganë në gjuhë dhe barazimi me Lionin i ka lënë një shije të keqe: “ Le të themi të vërtetën se kemi humbur personalitetin gjatë këtij 90 minutëshi. Nuk na ngushëllon edhe fakti nëse kërkojmë falje. Ky është futbolli dhe kjo është Champions. E kemi paguar llogarinë këtë herë. Jemi zemëruar? Të gjithë futbollistët edhe pse nuk është fundi i botës”.
Evra pranon se ky zhgënjim me Lionin nuk është se do ta lërë pa gjumë, edhe pse besimi është prekur: “ Nëse nukdo të besoja tek loja tipike e Juves, atëhere do t’i kërkoja vetë Alegrit që të mos shkoja në fushë..”