Kushdo e di mirë sesa i rëndësishëm është dokumentacioni. Një pasaportë e duhur të hap dyert e “parajsës”, ndërsa për Barcelonën një pasaportë e tillë, ndihmon të hapet dera për një lojtar tjetër në formacion apo në ekip. Filip Kutinjo mund ta nisë sezonin e ri si komunitar, pra si nënshtetas i Bashkimit Europian.
Klubi katalanas njofton se bisedimet kanë përparuar shumë që braziliani të pajiset me pasaportë portugeze, pra të një vendi në BE. Kjo do të ndihmonte shumë që në formacionin e trajneri Valverde të hapej një vend për një lojtar jashtëkomunitar, që mund të ishte Artur i Brazilit apo Jerri Mina i Kolumbisë. Pritet që, Kutinjo ta marrë pasaportën e re përpara 12 gushtit, dita kur luhet Superkupa e Spanjës.
Sfidanti.al