Murinjo: Gjithë bota do ndjekë Serinë A për Ronaldon!

Ka punuar me të, si dhe e ka pasur më parë kundërshtar. Zhoze Murinjo e njeh mirë Kristiano Ronaldon dhe nuk ngurron t’i japë vlerësimin që meriton. Trajneri I Mançester Junajtidit mendon se me marrjen e tij, Juventusi ka forcuar jo vetëm veten, por edhe Serinë A, e cila më në fund kthehet të jetë një nga ligat më të ndjekura të botës.

“Kampionati më I fortë, me më shumë rivalitet, është ai anglez, – theksoi Murinjo, – por, me marrjen e Ronaldos, Italia ndryshon. Gjithë bota do të shohë Premier Ligën për nivelin dhe konkurrencën që ka, do të shohë La Ligën e Spanjës për Mesin, dhe Serinë A për Ronaldon”. Trajneri portugez nxiti Interin dhe Milanin, por edhe klubet e tjerë të rëndësishëm që të mos mbeten prapa Juves. “Nuk duhet ta presin duarkryq këtë lëvizje, duhet të bëjnë përforcimet e tyre sa më shpejt”, – ishte këshilla e tij.

Sfidanti.al