Akuza se Franca nuk luajti futboll? Zhiru, 0 gola, 1 medalje!

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren, nuk ngurroi të sulmonte Francën se nuk luajti aspak futboll në finale dhe se skuadra e tij ishte më lart. “Ne ishim më të mirë në finale, dhe më të mirë gjatë Botërorit, – tha futbollisti i Liverpulit, – Franca nuk luajti futboll, duke pritur kur t’i vinte ndonjë rast. Natyrisht, ata patën taktikën e tyre dhe ishte e drejta e tyre ta zgjidhnin, por çdo ndeshje e luajtën kështu”.

Këto akuza sikur i shkojnë më shumë se kujtdo, sulmuesit Olivie Zhiru. Gjatë turneut u tha se sulmuesi i Çelsit ishte ai që luante më shumë me shpinë nga porta. Në përfundim të Kupës së Botës, statistikat nuk gabojnë dhe thonë se Zhiru nuk bëri asnjë gjuajtje në kuadratin e portës, por kjo nuk e pengoi që të dilte kampion. Pra, gola 0, medalje ari 1.

Sfidanti.al