Bajerni e pagoi shtrenjtë fitoren, u dëmtuan Robeni dhe Tiago

Bajerni fitoi 2-1, si vizitor, ndaj Anderlehtit, por, sidoqoftë, trajneri Jup Hainkes, tani, ka probleme “kuadri” në ekip,mbas dëmtimeve të Tiago Alkantarës dhe Arien Robenit në Bruksel. Alkantara u dëmtua në fund të pjesës së parë, ndërsa Robeni që në fillim të pjesës së dytë, kështu që u desh që të dy futbollistet të zëvendësoheshin menjëherë. Përshtypja e parëështë se atyre do t’u duhet të pushojnë, të paktën, 20 ditë, që do të thotë se ata nuk do të jenë në gjendje që të luajnënë ndeshjen e raundit të 6-të Ligës së Kampioneve dhe në disa ndeshje të rëndësishme të Bundesligës.

Sa për kujtesë, Bajerni ende nuk do të mund të mbështetet as te Riberi dhe as të Myleri, kështu qëai do të jetë i detyruar që të luajë pa lojtarët e lartpërmendur në ndeshjen e radhës të Bundesligës me Borusian e Mynshengladbahut.

Sfidanti.al