Roi Kini ka besim te Mançester Junajtidi

Roi Kini është një nga lojtarët që ka luajtur në epokën shumë të suksesshme të Junajtidit, një legjendë e vërtetë e “djajve të kuq” që ka luajtur 12 vite (1993-2005) me këtë klub. Por, megjithatë, ai rrallë herë bën deklarata dhe parashikime, kështu që vlerësimi kurajoz që ai bëri mbas humbjes (1-0) së Mançesterit të tij nga Bazeli në LK, merr një rëndësi të veçantë.

Ky futbollist irlandez i papërsëritshëm deklaroi: “Një plus i madh është se Junajtidi ka luajtur mjaft mirë, deri tani, në LK, duke i lënë vetes një hapësirë rezervë për humbjen në Bazel. Mançesteri ka një ekip të fortë që mund të konkurrojë me të gjithë klubet e mëdhenj në Evropë. Murinjo sheh përtej shumë të tjerëve, prandaj harrojeni humbjen me Bazelin. Padyshim që ky ekip lufton për titull”, vuri në dukje Roi Kini.

Sfidanti.al