Trajneri i Juventusit, Masimo Alegri, e vlerësoi lart lojën e mbrojtjes së të zgjedhurve të tij, duke vënë në dukje se edhe sikur të luanin gjatë të gjithë ditës, katalonjasit nuk do të mund të shënonin në portën e tyre. Në fakt, “zonja e vjetër” zhvilloi një lojë të shkëlqyer në mbrojtje, duke e neutralizuar poltësisht sulmin e Barcelonës. Sulmet e rrezikshme të ekipit vendas mund të numëroheshin me gishtat e njerës dorë, por edhe ato nuk ishin të mjaftueshme që të tronditej rrjeta e Xhixhi Bufonit. “Jam shumë i kënaqur, djemtë e mi e bënë gjithçka shumë mirë. Të gjithë luajtën shumë mirë. Edhe sikur të luanim gjatë të gjithë ditës, Barça nuk do të mund të na bënte neve gol. Të them të drejtën, nuk e mbaj mend se kur Barçca nuk ka shënuar gol në dy ndeshje”, vuri në dukje Alegri.
sfidanti.al