Lionel Mesi në ndeshjen kundër Betisit shënoi tre gola, njëri më i bukur se tjetri, dhe në fund tifozët kundërshtarë u ngritën në këmbë, duke e duartrokitur atë. Gazeta “Daily Espress” shkruan se edhe Kristiano Ronaldo e ka pranuar se i kishte parë golat mjeshtërorë të Mesit dhe se atij i kishte pëlqyer sidomos goli i tretë i futbollistit argjentinas.
“Po, unë i pashë tre golat e Mesit, ishin të shkëlqyer, sidomos goli i tretë ishte i jashtëzakonshëm. Mesi është futbollisti më i mirë në botë, por mbas meje”, shkruan gazeta e mësipërme, duke iu referuar një bisede të Ronaldos me miqtë e tij.
Si gjithnjë, CR7-ta ecën me parimin se “kur nuk më lavdërojnë të tjerët, atëherë lavdëroj veten”. Pak ditë më parë, Fabio Kapelo tha se “futbolli botëror ka vetëm 3 gjeni, dhe se Ronaldo nuk bën pjesë tek ata”. Gjenitë, sipas Kapelos, janë Pele, Maradona dhe Mesi. Vetë Leo nuk ka folur kurrë për veten dhe nuk është krahasuar me Ronaldon.
Sfidanti.al