Andrea Ianone single, kërkon takim me moderatoren Dileta Leota

Dileta Leota është padyshim një prej moderatoreve më të njohura dhe bukuroshe të Italisë. Aktualisht ajo punon në platformën DAZN dhe ka 3.8 milionë ndjekës në Instagram, por ajo është edhe te Radio 105, ndërkohë që më parë ka qenë edhe televizionin Sky ku prezantonte programe për futbollin kryesisht të kampionatit të Serisë B.

Format fizike dhe bukuria e Diletës janë pikasur edhe nga piloti i Botërorit të Botërorit të MotoGP, Andrea Ianone që në të kaluarën pushtoi faqet e para të revistave sentimentale për lidhjen e tij me Belen Rodrigez. Pas përfundimit të lidhjes me showgirl argjentinase, Janone duket se ka hedhur sytë nga Dileta Leotta

Para pak ditësh, Ianone u bë protagonist i një momenti shumë të komentuar në programin ‘Revolver’ kur drejtuesi i tij i kërkoi Ianones një këshillë për një ciklomotor prej 50 kubikë me italianin që përfitoi nga rasti që t’i kundërpërgjigjej. ‘Në fillim ti duhet të më japësh një këshillë për të qenë me Dileta Leotën në radio, më pas unë do të të jap këshillën time për të ikur me motor-tha Ianone.

‘Sigurisht. Shkojmë në Radio 105 dhe të ta prezantojmë Diletën-tha moderatori mes të qeshurave, ndërkohë që Ianonen e tërhoqi shumë ideja.

sfidanti.al