Ai erdhi në janar me një potencial të madh dhe nuk zhgënjeu aspak, duke shënuar 3 gola në 5 ndeshje. Për fat të keq, ai do të jetë i detyruar të bëjë një ndalesë. Dëmtimi në ndeshjen e fituar në fushën e Bornmuthit ishte i rëndë ashtu siç kishte frikë trajneri Pep Guardiola, dhe Mançester Siti nuk do ta ketë për 3 muaj sulmuesin brazilian. Kjo do të thotë se Zhezus e ka mbyllur këtë sezon për “Qytetarët” duke i dhënë një goditje të rëndë planeve të Guardiolës.
Ai ka pësuar thyerje në gishtin e këmbës dhe nuk mund të kthehet në fushë përpara fundit të majit. Trajneri katalanas do të duhet të rikthehet tek Sergio Aguero, i cili nuk po shkëlqen këtë sezon, dhe ishte planifikuar për t’u larguar në verë. Lajmi i hidhur erdhi menjëherë pasi lindën shpresat për të luftuar për titull me Çelsin, në vijim të fitores 2-0 në fushën e Bornmuthit, sukses që e ngjiti Sitin në vend të dytë me 52 pikë, 8 më pak se blutë e Londrës.
Sfidanti.al