Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë të Manchester City në këtë sezon të Premier League me sfidën ndaj Wolverhampton ku foli për shumë tema mes të cilëve edhe ajo e Messit. Argjentinasi për ditë të tëra që pas burofaxit të dërguar te zyrat e Barcelonës me anë të të cilit kërkoi largimin.
Emri i argjentinasit u lidh shumë me atë të Manchester City madje u fol edhe për një ofertë marramendëse të Citizens për Messin por vetëm nëse ai largohej falas nga Barcelona. Në fund, Messi vendosi që të qëndrojë edhe një sezon te katalanasit dhe ishte e paevitueshme që kjo cështje të prekej edhe në konferencën për shtyp të trajnerit katalanas të Manchester City
‘Nuk kam se përse të jap shpjegime për cështjen Messi-tha Guardiola-Leo e shpjegoi shumë mirë, nuk kam se cfarë të shtoj. Është një futbollist i Barcelonës, klubi që unë dua dhe nuk kam cfarë të them më shumë’.
Sfidanti.al