Cështja Maguire, policët grekë i kundërvihen: Sa herë hap gojën, gënjen

Pushimet në Greqi të Harry Maguire vazhdojnë të jenë temë diskutimi. Mbrojtësi përjetoi disa ditë të komplikuara në Mykonos ku u arrestua nga policia vendase dhe më pas u lirua pas një sherri me disa turistë. Në Angli sigurisht nuk flitet pëe gjë tjetër me përjashtim të rastit Messi dhe tabloidët vazhdojnë të publikojnë detaje të reja nga ngjarja. Kështu, pas deklaratave të futbollistit, prokurorëbe dhe dëshmitarëve, tani vijnë edhe deklaratat e një prej policëve të përfshirë në këtë histori të cuditshme.

Forcat e rendit që kryen arrestimun u akuzuan nga Maguire në një intervistë të gjatë për BBC se e kishin rrahur fort duke e goditur në këmbë e duke e kërcënuar se do të bënin që të mbyllej karriera e tij. Polici i përfshirë në ngjarje foli për The Sun duke e përgënjeshtruar në mënyrë kategorike intervistën e Maguire e për më tepër cmontoi edhe versionin e futbollistit që foli të dhunë të turistëve shqiptarë ndaj motrës së tij.

‘Nuk është folur as për shqiptarët dhe as për motrën e Maguire, janë tema që nuk u përmendën kurrë-tha polici për tabloidin britanik-nuk e trajtuam ndryshe nga cdo turist tjetër anglez të dehur’

Pra policët edhe pse morën një dënim administrativ, ndihen të fyer nga deklaratat e Maguire. ‘Sa herë hap gojën thotë nga një gënjeshtër-theksojnë policët-cështja është e thjeshtë, një djalë I dehur fillon zihet me dikë. Është dicka që ndodh shpesh. Por duke parë cfarë ka deklaruar, ky rast kthehet në një cështje krejt tjetër. përse do të duhej ta rrethonin 8 policë të paidentifikuar? Do të kishim humbur punën…’

Me pak fjalë, vijon beteja verbale Maguire-polici greke mes akuzave e kundërakuzave dhe versioneve krejtësisht të ndryshme të ngjarjes. Dhe kushedi, ndoshta Maguire përvec dënimit me kusht me 21 muaj mburg mund të marrë edhe një fletëthirrje për në gjykatë….

Sfidanti.al