Ceshtja e videos seksuale të Valbuenës, Benzema: Sa do të zgjasë kjo farsë?

Karim Benzema nuk vonoi me reagimin e tij ndaj lajmit të publikuar një ditë më parë se do të dalë përpara gjyqit si bashkëpunëtor në skandalin e videos seksuale në 2015 për shantazha ndaj ish shokut të tij të skuadrës teë Franca, Mathieu Valbuena.

Sulmuesi i Realit të Madridit reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ku shkruante: ‘Sa do të zgjasë kjo farsë?’. Mesazhi i tij u shoqërua me 2 emoji që shpjegonin gjendjen e tij shpirtërore; flakë dhe dy shpata të kryqëzuara për të bërë të ditur se do të vazhdojë mbrojtjen e tij.

Ndërsa avokati i futbollistit, Sylvain Cormier, pasi mësoi lajmin e konsideroi vendimin  si absurd. ‘Për fat të keq, nuk na habit. Bëhet fjalë për një vendim sa absurd aq edhe të parashikueshëm-tha Cormier.

Sfidanti.al