Ski, frikë në garën e Adelboden; rrëzohet Tommy Ford

Frika pushton Adelboden, në garën e dytë të slalomit gjigand për meshkuj e vlefshmë për Kupën e Botës në ski. Skiatori amerikan Tommy Ford u rrëzua pak përpara vijës së finishit  duke përplasur fort kokën e duke humbur ndjenjat e duke aksidentuar edhe 2 punonjës të pistës.

Ndërhyrja ishte e menjëhershme me amerikanin që u dërgua në spital me helikopter. Vlen të theksohet se manshi i parë i garës u ndërpre për një kohë të gjatë. ‘Tommy Ford është i ndërgjegjshëm edhe u dërgua në spital për ekzaminime. Po fliste me ata të ndihmës së shpejtë-bëri të ditur Federata Amerikane e Skive.

sfidanti.al