Cështja De Ligt, Raiola nxit Juventusin e Ajaksit: Shpreson në një akord të shpejte

Orët e fundit janë vërtet të nxehta përsa i përket transferimit të Matejs De Ligt te Juventusi dhe kjo pas deklaratës së agjentit të futbollistit, Mino Raiola që zbuloi ekzistencën e një akordi mes Ajaksit dhe futbollistit me klubin që e lejonte atë të largohej.

Në një intervistë për ‘De Telegraaf’, Raiola theksoi se rreth përpara 1 viti, Ajaksi i premtoi De Ligt se në rast se për të vjen një ofertë prej 50 milionë Eurosh ai do ta lejonte atë të largohej.

‘Arritën një akord me Matejs dhe tani i takon Ajaksit-tha Raiola-një cështje e arbitruar nuk hyn në diskutimet tona. Futbollisti pret vetëm që Juventusi dhe Ajaksi të tregojnë vullnet për të arritur një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur’

Oferta që Juventus ka dërguar në zyrat e Ajaksit është 55 milionë Euro+10 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve, ofertë kjo që skuadra holandeze për momentin e ka refuzuar, por fjalët e Raiolës mund të nxisin këto dy klube të mbyllin përfundimisht këto tratativa.

sfidanti.al